Produktet e Biznesit

PRODUKTET E BIZNESIT

Objektivi ynë është ofrimi i mbrojtjes për ju, familjen, punëtorët dhe biznesin tuaj në rast të ndonjë ndikimi negativ financiar që rrjedh si pasojë e aksidentit të papritur.

Ne ofrojmë shërbime cilësore dhe shumëllojshmëri të produkteve të sigurimit.

Sigurimi i Produktit

Sigurimi i Përgjegjësisë Publike dhe e Produktit

Siguruesi ofron sigurimin e përgjegjësisë Publike dhe të Produktit dhe detyrohet te dëmshpërbleje të Siguruarin, për sa ai është civilisht përgjegjës me ligj për:

Përgjegjësinë Publike:

-    Dëmtime trupore (përfshirë vdekjen, sëmundjen apo plagosjen) të /apo ndaj personave. -    Humbje apo demtime pasurore, të ndodhura gjatë periudhës së dëmshpërblimit, por përjashtuar përgjegjësia e produktit përshkruar këtu më poshtë dhe duke ju bërë e ditur Siguruesit jo më vonë se 2 vjet pas mbarimit të periudhës së dëmshpërblimit.

Përgjegjësinë e Produktit:

-    Dëmtime trupore (përfshirë sëmundjen dhe vdekjen e personave për shkaqet e siguruar të produktit).
-    Hmbje apo dëmtime fizike të sendeve (pasurisë së trupëzuar), shkaktuar nga mallrat e produktet e prodhuara, shitur, furnizuar, instaluar, montuar, riparuar, ndryshuar apo trajtuar nga i Siguruari, të  ndodhura gjatë periudhës së  dëmshpërblimit  të siguruar nga kjo policë, jashtë njësive të të siguruarit dhe qe i janë raportuar.

Polica i nënshtrohet limiteve, kushteve dhe përjashtimeve.

Kushtet e përgjithshme të policës së sigurimit nuk janë aktualisht në dispozicion on-line, mirëpo mund të sigurohen sipas kërkesës.

Paraqitja e kërkesës për kompenzim

-   I Siguruari do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar dhe për të lehtesuar dëmtimet trupore, sëmundjet, humbjet apo dëmtimet pasurore, të cilat mund të shkaktojnë lindjen e një kërkese për dëmshpërblim sipas kushteve të policës.
-   Çdo ngjarje e cila do të sillte lindjen e një kërkese për dëmshperblim sipas policës, duhet të raportohet me shkrim tek Siguruesi sa me shpejt të jetë e mundur. Asnjë korigjim apo riparim nuk do te behët përderisa Siguruesi të bëjë investigimin. I Siguruari duhet të japë njoftim të menjëhershëm për çdo ndjekje penale për plagosje fatale apo procedura civile në lidhje me ngjarjen e siguruar, dhe do t’i dërgojë menjëherë Siguruesit të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me çështjen.
-   Asnjë pranim i përgjegjësisë, premtim, apo pagesë nuk do të bëhet pa miratimin me shkrim të Siguruesit. Siguruesi do të ketë të drejtën sipas zgjedhjes së tij, të marrë përsipër dhe të drejtojë në emër të të Siguruarit mbrojtjen dhe rregullimin e çdo kërkese për dëmshpërblim dhe të procedojë ma shpenzimet dhe në të mirën e tij çdo pretendim për dëmshpërblim apo dëme ndaj çdo personi tjeter dhe i Siguruari duhet të jape të gjithë informacionin dhe ndihmen e kërkuar.
-   Siguruesi mund t’i paguajë të Siguruarit shumën maksimale të pagueshme sipas policës së sigurimit në lidhje me çdo ngjarje apo çdo shumë më të vogël me të cilen mund të rregullohen pretendimet që lindin nga një ngjarje e tillë, dhe Siguruesi nuk do të ketë përgjegjësi të mëvonshme në lidhje me atë ngjarje, me perjashtim të pagesës së kostos dhe shpenzimeve të mosmarrëveshjeve të shkaktuara për pagesa të tilla.
-   Nëse në kohën e ndonje ngjarje apo pretendimi për dëmshpërblim, ekziston një policë tjeter për dëmshpërblim apo sigurim në favor të/apo në emër të të Siguruarit, e zbatueshme në të tilla ngjarje, Siguruesi nuk do të jetë përgjegjës sipas kësaj policë të dëmshpërblejë të Siguruarin në lidhje me këtë ngjarje apo pretendim, me përjashtim të pjesës që tejkalon shumën e cila do të ishte e pagueshme sipas dëmshpërblimit apo sigurimit tjeter sikur kjo policë të mos ishte në fuqi.