Me çmime minimale përfito pakon individuale për sigurimin shëndetësor nga aksidentet personale, makinës & shtëpisë.
Objektivi ynë është ofrimi i mbrojtjes për ju, familjen, punëtorët dhe biznesin tuaj në rast të ndonjë ndikimi negativ financiar që rrjedh si pasojë e aksidentit të papritur.
Ne ofrojmë shërbime cilësore dhe shumëllojshmëri të produkteve të sigurimit.
Ne besojmë se polica e sigurimit të mjetit tuaj motorrik duhet të jetë aq e rëndësishme për ju siq është makina juaj.
Andaj, ne ju ofrojmë mbrojtje të plotë për automjetin tuaj duke ju ofruar sigurimin nga autopërgjegjësia dhe sigurimi Kasko.
Sigurimi KASKO
Makina në ditët e sotme nuk shihet vetem si mjet transporti, por si partneri i cili ju shoqëron dhe ju prezanton në çdo hap tuajin, dhe pa të cilin koha nuk do të kishte fituar vlerën e saj reale.
Për Automjetin tënd, zgjidh Siguruesin më të mirë !
Dardania ju ofron alternativa të shumta për sigurimin e automjetit tuaj. Ajo çfarë ju përfitoni është më e madhe se ajo që paguani.
Pse është i nevojshëm sigurimi i vetë mjetit motorik (Kasko) ?
DARDANIA dëmshpërblen, brenda pak ditëve, të gjitha dëmtimet dhe humbjet, e pjesshme ose të plota, të ndodhura në mjetin tuaj motorik, gjatë përdorimit dhe/ose qëndrimit në Kosovë, por në rast kërkese nga Ju, mbulimi do të zgjerohet edhe jashtë territorit të Kosovës.
Sigurimi i Automjetit nga Autopërgjegjësia TPL
Sigurimi i palës së tretë apo TPL mbulon vetëm dëmet që mund të shkaktohen nga automjeti juaj palës së tretë. Ky sigurim është një kërkesë ligjore minimale.
Polica i nënshtrohet limiteve, kushteve dhe përjashtimeve.
Sigurimi i Automjetit nga Autopërgjegjësia TPL Kosova Plus
Sigurimi i palës së tretë jashtë territorit të Republikës së Kosovë apo TPL Kosova Plus mbulon vetëm dëmet që mund të shkaktohen nga automjeti juaj palës së tretë. Ky sigurim vlenë në territorin e Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Kushtet e përgjithshme të policës së sigurimit nuk janë aktualisht në dispozicion on-line, mirëpo mund të sigurohen sipas kërkesës.
Kudo që të shkoni, çfarëdo rruge që të merrni, DARDANIA do të jetë pranë jush!
Investo sot, për një udhëtim të sigurt nesër!