Produktet e Biznesit

PRODUKTET E BIZNESIT

Objektivi ynë është ofrimi i mbrojtjes për ju, familjen, punëtorët dhe biznesin tuaj në rast të ndonjë ndikimi negativ financiar që rrjedh si pasojë e aksidentit të papritur.

Ne ofrojmë shërbime cilësore dhe shumëllojshmëri të produkteve të sigurimit.

Sigurimi i Pronës

Sigurimi i Pronës nga Zjarri dhe Rreziqet Shtesë

Polica standarde e sigurimit nga Zjarri dhe Rreziqet Shtesë ofron biznesit tuaj mbulim të plotë dhe mbështetje financiare për të ndihmuar rimëkëmbjen nga humbjet e papritura të shkaktuara nga zjarri dhe rreziqet shtesë.

Mbulimi standard i policës së sigurimit të pronës nga Zjarri dhe Rreziqet shtesë është:

-    Zjarri
-    Rrufeja
-    Eksplozioni
-    Rrënja e avionëve apo pjeseve të tij
-    Shpenzimet për heqjen e mbeturinave në vlerë prej 1% të vlerës së kërkesës për dëmshpërblim

Mbulimet shtesë të sigurimit nga Zjarri dhe Rreziqet Shtesë

-    Stuhia
-    Vërshimi
-    Breshëri
-    Tërmeti
-    Orteku i borës
-    Rrëketë e shiut
-    Rrëshqitja e dheut
-    Rënia e drunjëve
-    Rënia e objekteve e tjera me kusht që nuk janë pjesë e pasurisë së siguruar
-    Pesha e dëborës apo ngrica
-    Tymi
-    Thyerja e xhamave
-    Vjedhja
-    Vjedhja me thyerje
-    Supersonic bang
-    Shembja e objektit
-    Përplasja e automjetit

Polica i nënshtrohet limiteve, kushteve dhe përjashtimeve. Kushtet e përgjithshme të policës së sigurimit nuk janë aktualisht në dispozicion on-line, mirëpo mund të sigurohen sipas kërkesës. Në rast se dëshironi ta keni broshurën për sigurimin e pronës kliko këtu

Paraqitja e kërkesës për kompenzim

Në rastin e ndodhjes së ngjarjes së sigurimit i Siguruari duhet:

- të njoftojë me shkrim Siguruesin menjëherë duke specifikuar rrethanat e ngjarjes, si dhe të njoftojë organet e rendit e njësitë zjarrëfikse. Një njoftim i tillë do të quhet i dhënë Siguruesit menjëherë nëse është dërguar brenda 24 orëve nga ndodhja e ngjarjes;
- t’i japë menjëherë rajonit përkatës të policisë një listë të pasurise së vjedhur apo të dëmtuar;
- të marrë të gjitha masat për të shmangur ose minimizuar humbjet ose dëmtimet me sa është e mundur dhe gjatë këtyre veprimeve të ndjekë udhëzimet e Siguruesit; i Siguruari është i detyruar të kërkojë dhënien e këtyre udhëzimeve nëse lejojnë kushtet;
- të pajisë Siguruesin me librat e llogarisë dhe libra të tjerë të veprimtarise se tij ekonomike si fatura, bilance, informacione, evidenca të ndryshme si dhe dëshmi të tjera të pasurisë të tij, të cilat janë të nevojshme të kërkohen prej Siguruesit për qëllim verifikimi ose hetimi të ngjarjes së Sigurimit, bashkë me, nëse kërkohet, një deklaratë ligjore për vërtetësin e deklarimeve dhe të çdo çështjeje lidhur me to;
- të lejojë Siguruesin me kërkesën e tij dhe për sa është e arsyeshme, të hetojë lidhur me shkakun dhe shumën e humbjes si dhe masën e dëmshpërblimit, duke i dhënë çdo informacion që ndihmon hetimin.
- nëse është e mundur, të mos ndryshojë asgjë në vend ngjarje pa miratimin e Siguruesit;
- T’i dorëzojë Siguruesit brenda 10 ditëve nga ndodhja e ngjarjes një listë të nënshkruar të të gjitha objekteve të humbura të dëmtuara apo të shkatërruara, sipas formularit të dhënë nga Siguruesi, si dhe vlerën për të cilën kërkon të dëmshpërblehet.

Nëse i Siguruari me qëllim apo për neglizhence nuk zbaton tërësisht apo pjesërisht detyrimet e mësipërme, Siguruesi çlirohet nga përmbushja e detyrimeve të tij. Nëse organi i rendit nuk është njoftuar për objektet e humbura apo dëmtuara në kohë, Siguruesi ka të drejtë të çlirohet nga detyrimi i tij vetëm për këto objekte.