Produktet Individuale

Sigurimi Shëndetësor

Sigurimi Shëndetësor

SIGURIMI SHËNDETËSOR është i dedikuar për të gjithë, sepse gjithkush e meriton të jetojë në siguri, por është veçanërisht i përshtatshëm për ata që e gjejnë veten të përballur me ndryshime të rëndësishme në jeten private apo profesionale dhe ndjejnë fortë rrezikun e humbjes së autonomisë apo pavarësisë ekonomike, për shkak të ngjarjeve aksidentale apo sëmundjeve të paparashikueshme.

Një zgjidhje e plotë dhe e përshtatëshme për t’ju mbrojtur, kur jeni në shtëpi, gjatë kohës së lirë dhe nga rreziqet në punë. SIGURIMI SHËNDETËSOR ju mbron në fakt 24 orë në 24.

SIGURIMI SHËNDETËSOR i kompanisë DARDANIA ju ofron një mbrojtje ekonomike për të përballuar çdo të papritur që mund të ndodhë në jetën tuaj të përditshme. Në këtë mënyrë jeni të sigurt se mund të përmbushni angazhimet tuaja, pa rënduar ndonjëherë financiarisht të afërmit dhe familjen tuaj.

Çfarë Ju ofrojmë ?

Kompania Sigurimeve Dardania ju ofron të Siguruarve përfitime në rast të paaftësisë apo në rast të vdekjes aksidentale, si dhe kompensimin e shpenzimeve si rezultat i përkujdesjes mjekësore të nevojshme për sëmundje, shtatzani, lindjes së fëmijës dhe kujdesin parandalues.

Të drejtën për t’u siguruar, e gëzon çdo Person deri në 65 vjeç, si edhe anëtarët e tij të familjes, që jetojnë në të njëjtën banesë me të:
1. Personi me të cilin bashkëjeton (edhe pa qënë ligjërisht i martuar);
2. Fëmija i pamartuar (deri në 28 vjeç);
3. Prindërit;

Personi që kërkon të sigurohet, paraprakisht plotëson “aplikim-pyetësorin për sigurimin shëndetësor” ku do të deklarojë përveç të dhënave personale edhe gjendjet para-ekzistuese të gjymtimit të gjymtyrëve, sëmundjet pre-ekzistuese, si dhe shtatzaninë ekzistuese.

Qëllimi i mbulimit nga Aksidentet Personale është garantimi i pagesës së një shume parash, në rast vdekje aksidentale apo në rast paaftësie të përhershme.

Kompania Sigurimeve DARDANIA do të rimbursojë shpenzimet për Trajtimin Spitalor, si vijon:
1. Akomodimin në një dhomë standarte, ku përfshihet edhe ushqimi;
2. Trajtimi i përgjithshëm mjekësor në dispozicion nga institucioni shëndetësor;
3. Testet/analizat/ekzaminimet diagnostikuese dhe laboratorike;
4. Ndërhyrjet/intervenimet kirurgjike dhe shpenzime të tjera shoqëruese/përcjellëse;
5. Përdorimi/shfrytëzimi i sallave operative, i sallave për kurim, i sallave të urgjencës/emergjente dhe i pajisjeve të tyre;
6. Honoraret për mjekët/doktorët specialist, si psh kirurgun, anestezistin, obstetërin;
7. Terapitë e nevojshme për kurim dhe/apo ri-aftësim;
8. Ekzaminimet dhe trajtimet me rreze rentgeni;
9. Ekzaminimet dhe trajtimet me valë zanore EHO (ultrazëri) për gurët në tëmth dhe veshka;
10. Radioterapi dhe kemioterapi;
11. Trajtimi koronar ose trajnimi intensive;
12. Transfuzion gjaku, plazma dhe oksigjeni;
13. Ekzaminime radiologjike si p.sh; MRI, CT, RTG, etj;
14. Pagesa e testeve oknologjike;
15. Transporti me ambulancë për në spital dhe nga spitali;
16. Medikamentet/barnat dhe preparatet që përdoren në spital;

DARDANIA do të rimbursojë shpenzimet e nevojshme për Trajtimin Ambulator, ku mund të përmendim shpenzimet për vizita, kontrolle, konsultime mjekësore, për diagnostikime dhe analiza laboratorike, për ekzaminime radiologjike, për ekzaminime dhe trajtime me rreze rentgeni, me valë zanore EHO për gurët në tëmth dhe veshka, për kirurgjinë ditore, pagesat për mjekët specialist, infermieret etj.

DARDANIA do të rimbursojë Shpenzimet Farmaceutike (medikamentet), sipas rekomandimit të mjekut.

DARDANIA do të rimbursojë shpenzimet e nevojshme për Kujdesin e Lindjes së Fëmijës, të cilat përfshijnë kujdesin paralindjes, lindjen dhe kujdesin pas lindjes, si dhe shpenzimet për kirurgjinë çezariane dhe ato në lidhje me abortin.

DARDANIA do të rimbursojë shpenzimet për Kujdesin Parandalues, pa patur nevojë për rekomandimin e mjekut specialist, si psh një mamogram (bilaterale); një PAP test dhe strishë vaginale; një ekzaminim prostate (PSA), etj.

Kompania Sigurimeve DARDANIA do të kompensojë shpenzimet edhe për:
1. Trajtimin Dental;
2. Lente optike ose xhamat e syzeve;
3. Fizioterapi;
4. Aparat ndihmës për Dëgjim;
5. Trajtimin Psikiatrik, duke përfshirë edhe psikoanalizën;
6. Mjekësinë Alternative;
7. Akomodimin e Prindit, në rolin e shoqëruesit të fëmijës së tij të sëmurë;
8. Transportin me ambulancë profesionale për shtrimin në një spital jashtë Kosovës, madje në rast domosdoshmërie rimbursohen shpenzimet e transportit me helikopter/avion;
9. Transportin e Kufomës, në rast vdekje të Personit të Siguruar, si pasojë e një sëmundje nën mjekim;

Kërkesat për kompensimin e shpenzimeve mjekësore shoqërohen nga dokumentacioni mjekësor origjinal si: fletëlëshimi, raporti mjekësor për trajtimin e dhënë, recetat, udhëzimet e rekomandimet mjekësore. Rimbursimi realizohet brenda 15 ditëve, nga data kur është dorëzuar kërkesa për kompensim.

Përfitimet e ofruara dhe mbulimi për përkujdesje mjekësore kufizohen në territorin Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i zi, Serbi, Bosnja & Hercegovinë, Kroaci, por mund të zgjerohet sipas kërkesave dhe nevojave që Ju keni.

Mos harroni! Të keni një policë sigurimi shëndetësor sot, mund t’Ju kursej paratë dhe kohën nesër.